Largimi në masë i shqiptarëve nga vendi është kthyer në një problem shqetësues. Janë të shumtë ata shqiptarë që kanë kërkuar azil në Greqi gjatë vitit 2019.

Sipas të dhënavë gjatë vitit 2019 në Greqi kanë kërkuar azil 3 mijë shqiptarë.

Ka qenë shërbimi grek për Azil, ai që ka bërë me dije se gjatë vitit 2019 kanë kërkuar azil 3053 shtetas shqiptarë.

Po ashtu me dije bëhet se kërkesat për azil që do të bëhen gjatë 2020 do të refuzohen, pasi Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve të sigurta.

Në Greqi shtetasit shqiptarë renditen të pestët për nga numri i kërkesave pas shtetasve nga Siria, Afganistani, Pakistan dhe Iraku.

Gjithashtu e ditur bëhet se shqiptarët renditen të dymbëdhjetët për nga njohja e azilit, me vetëm 0,2 % të numrit të përgjithshëm të aplikimeve në Greqi.