Bazuar në hulumtimet, sontazhet arkeologjike dhe lëndës së bollshme, të pasur dhe të larmishme arkeologjike, është konstatuar se këto lokalitete janë bazat e qytetërimit të periudhës së eneolitit.

Kalaja e Korishës dhe Hisari i Therandës janë vendbanime të lashta parahistorike, lënda e arkeologjike e zbuluar nga fragmentet e enëve janë karakteristike për epokën e bronzit të Ballkanit qendror, Adriatikut lindor dhe territorit të Shqipërisë.

Në rajonin e Prizrenit ekzistojnë shumë lokalitete që konsiderohen vendbanime të lashta ilire, Hisari në Therandë, Hisari në Nishor e Kasterc, Korisha, Vlashnja, Romaja, Pirana, Vërmica etj. Bazuar në hulumtimet, sontazhet arkeologjike dhe lëndës së bollshme, të pasur dhe të larmishme arkeologjike, është konstatuar se këto lokalitete janë bazat e qytetërimit të periudhës së eneolitit.

Gjatë gërmimeve arkeologjike të muajit korrik 2004 në Hisar të Therandës janë gjetur shumë eksponate edhe të fazës së hershme të hekurit, që përfshin periudhën e shekullit (11-9) të para erës sonë.

Përveç periudhës së eneolitit dhe të tri fazave kohore të hekurit që janë të rezonuara bindshëm, në këto lokalitete arkeologjike është hasur edhe në elemente të periudhës së bronzit të hershëm.

Arkeologu i njohur nga Tirana, prof. dr. Adem Bunguri, i cili me ekipin e tij ka marrë pjesë në hulumtimet arkeologjike në Kalanë e Korishës dhe në Hisar të Therandës, jep këto dhëna:” Lashtësia historike që nga faza e parë e periudhës së hekurit në aspektin shkencor është shumë e rëndësishme për popullatën autoktone të këtyre trojeve të lashta, nga vetë fakti se në periudhën e hekurit finalizohen apo kristalizohen proceset e formimit atnogjenetik të popullatës ilire në përgjithësi e asaj dardane në veçanti.

Kalaja e Korishës dhe Hisari i Therandës janë vendbanime të lashta parahistorike, lënda e arkeologjike e zbuluar nga fragmentet e enëve janë karakteristike për epokën e bronzit të Ballkanit qendror, Adriatikut lindor dhe territorit të Shqipërisë.

Të dhënat tregojnë se mund të vihen analogji të qarta kulturore kronologjike me grupe të njohura kulturore të këtij rajoni”, ka konstatuar arkeologu prof. dr. Adem Bunguri.

Në komunën e Therandës ndodhet një lokalitet i lashtë arkeologjik në Kasterc e Nishor dhe ekipi i hulumtimeve të Muzeut të Kosovës i udhëhequr nga arkeologu Fatmir Peja sivjet ka punuar katër javë, dhe gjatë një pune tejet të suksesshme hulumtuese e shkencore ka arritur të zbulojë muret e një kalaje të lashtë të shek. IV-VI pas lindjes së Krishtit.

Arkeologu Fatmir Peja, tha: “Në këtë lokalitet arkeologjik hulumtimet e para Muzeu i Kosovës i ka bërë në vitin 1986, por ato kanë qenë hulumtime sondazhi dhe atëbotë kemi konstatuar se në bazë të lëndës së gjetur arkeologjike bëhet fjalë për një vendbanim të lashtë.

Me përkrahjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe komunës së Therandës hulumtimet i kemi filluar me gërmimin e 200 metrave katrorë dhe gjatë punës hulumtuese kemi hasur në lëndë të një vlere të veçantë arkeologjike, vegla pune prej hekuri, ashti, qeramikë, orendi për stoli, vathë, unaze, byzylyk , monedha etj.

Po ashtu, kemi gjetur murin kryesor rrethues të kalasë i gjerë dy metrave dhe murin mbrojtës i gjerë 1.30 metra në distancë, rreth 30 metra larg murit rrethues. Kalaja është vendbanim i lashtë arkeologjik i shekullit IV-VI para lindjes së Krishtit”, tha zoti Fatmir Peja. Pronari i arës ku janë zbuluar muret e kalasë së lashtë, Nuhi Bytyçi, thotë se zbulimet e rastit të materialit arkeologjik i ka gjetur babai tij.

Ndërkaq, arkeologu Sedat Baraliu tha se hulumtimet arkeologjike dëshmuan se në Kalanë e Kastercit ka gjurmë edhe të parahistorisë, rreth 4000 – 6000 vjet para lindjes së Krishtit, që dëshmohet se ky territor ka qenë i banuar në vazhdimësi edhe në antikitet dhe në periudhat e mëvonshme historike. Gjetja e kryqeve argumenton fillet e besimit të krishterimit që nga periudha paleokristiane.