Koronavirusi është përhapur pothuajse në gjithë botën, përveçse në disa ishuj të Paqësorit, në Antarktidë dhe në Korenë e Veriut.

Ishulli tropikal i Palaut në veri të Oqeanit Paqësor është shumë larg ishujve të tjera dhe ende nuk ka njohur një rast me COVID-19. Gjithsesi, ky vend ka marrë masa shtrënguese dhe supermarketet po zbrazen nga banorët e frikësuar.

Ishuj të tjerë pa koronavirus janë Samoa, Tonga, Mikronezia, Ishujt Solomon dhe Ishujt Marshall.

Edhe në 4 baza në Antarktidë janë rreth 90 njerëz që mund të hanë ende darkë së bashku dhe të përdorin palestrën.

Një vend tjetër që ende nuk ka regjistruar raste me COVID-19 është Turkmenistani.

Koronavirusi ka prekur më shumë se 800 000 persona në të gjithë botën, duke shkaktuar mbi 39 000 viktima.