Në veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  përmes një video ka rrëfyer se sa rëndë është duke e përjetua infektimin me koronavirusi.

Ai ka thënë se është në ditën e pestë dhe ka shumë temperaturë. Shkaku i virusit, ka treguar se edhe i ka humbur vetëdija dhe ka bërë thirrje për kujdes.

Në gjithë Kosovën deri tash kanë vdekur 236 persona, janë infektuar më shumë se 8 mijë e 500 dhe janë shëruar më shumë se 4500 pacientë.

Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar rreth 600 pacientë derisa po paralajmërohet se po përfundojnë kapacitetet spitalore shkaku i numrit të madh të të infektuarve me COVID-19