Viti i dytë i pandemisë së koronavirusit mund të jetë më i ashpër sesa i pari, marrë parasysh si po përhapet ky virus, sidomos në hemisferën veriore, përfshirë qarkullimin e varianteve të reja. Kështu deklaroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i vështirë, teksa shohim dinamikën e përhapjes”, ka thënë Mike Ryan nga OBSH, gjatë një organizimi virtual në rrjetet sociale.

Në përditësimin e fundit epidemiologjik, OBSH-ja ka thënë se javën e kaluar është raportuar për gjatë pesë milionë raste të reja me koronavirus.

“Pas pushimeve, në disa shtete situata do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet”, ka thënë Maria Van Kerkhove, po ashtu pjesë e OBSH-së.