Ministri Arben Vitia në konferencën që po mban bashkë me prijës fetarë, drejtorin e IKSHPK-së dhe drejtoreshën e Infektives, tha se sot janë testuar 90 persona por asnjë rast nuk ka dalë pozitiv.“Listën e parë që e kemi, ka 93 të testuar dhe nuk asnjë të infektuar as sot. Nëse kjo vazhdon akoma ne do ulemi prpaë sot e nesër që ta diskutojmë me Institutin por edhe me mekanizmat ndërkombëtar dhe në bashkëpunim mund të ndodhë që disa aktivitetet të vazhdojnë edhe para 1 qershorit. Por është e paraparë që shumica e aktiviteteve të fillojnë me 1 qershor”.
“Në qershor, jo të gjitha klasat por një pjesë e tyre si ato nga e 9-12 të hapen”, tha ai për hapjen e shkollave, ndër të tjera, pasi prezantoi masat e reja lehtësuese.