Në orët e para të mëngjesit Avdullah Hoti e ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryeministrit.

Vetëm pak minuta pasi e ka pranuar detyrën, Hoti udhëhoqi mbledhjen ceremoniale të Qeverisë së re të Kosovës.

Në ndërkohë që vizita e parë e Avdullah Hotit si shef i ekzekutivit do të jetë për homazhe te varri i ish-presidentit dhe ish-liderit të LDK-së, Ibrahim Rugova.

Hoti homazhe do të bëjë edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Ndërkaq, ditën e parë të punës pritet ta përmbyllë me vizitën në Ministrinë e Shëndetësisë.