Deklarata e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa që deri në fund të kësaj jave duhet të bëhet ose jo koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, si duket nuk i ka pëlqyer aspak nënkryetares së VV-së, Fatmire Kollçakut.

“Të jesh, apo të mos jesh”, a është kjo me të vërtetë pyetja?, ka shkruar Kollçaku në një status në profilin e saj në Facebook, transmeton IndeksOnline.

Ky është reagimi i parë që vjen nga VV-ja pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së ku u konstatua edhe njëherë se kjo parti nuk lëshon pe nga qëndrimet e saja të fundit për ndarje të barabartë të pushtetit.