Shkruan: Rrahim Sadiku

Prania e vllehëve (të njohur edhe si cincarë) në trojet shqiptare është e vazhdueshme, sepse ata ishin vendës, ishin ilirë të romanizuar, mandej të helenizur e të sllavizuar, po që në komunikimin brenda tyre ruajtën shumë tipare të gjuhës dhe traditës ilire, madje deri në ditët e sotme.

Ata nga shqiptarët e lashtë nuk njiheshin si të huaj edhe bashkëjetesa midis tyre ishte rrjedhë krejt normale.

Por, me ndikimin e Bizantit, një pjesë e madhe vllehëve morën fenë ortodokse dhe u helenizuan.

Jashtësisht ata u larguan nga shqiptarët, edhe kur këta kishin besim ortodoks, duke u deklaruar grekë e të tjerë, ashtu si u deklaruan sllavë, gjatë ekzistimit të shteteve sllave dhe rumunë, kur gjetën përkrahje nga kisha dhe nga princat rumunë, disa nga ata me prejardhje shqiptare.

Është karakteristike se vllehët, kudo jetuan e kudo u gjendën, ruajtën deri vonë njëfarë identieti të tyre, deri kur ndodhi krijimi i shteteve kombëtare në Ballkan, prej kur ata u shkrin në popullin që kishte pushtetin në shtetin ku u gjendën.