Vlora Çitaku nuk është më ambasadore e Kosovës në Washington DC. Kjo ngase asaj i ka përfunduar mandati pas 6 viteve sa ishte në krye të misionit diplomatik të Kosovës në ShBA.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministria e Punëve të Jashtme ka treguar se Çitakut i ka përfunduar mandati duke e falënderuar këtë të fundit për përfaqësimin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara.

‘Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku, ka përfunduar me sukses mandatin e saj.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dëshiron t’i shpreh falenderimet më të sinqerta për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Suksese dhe mbarësi në angazhimet e rradhës Ambasadore Çitaku”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Kujtojmë që Çitaku ishte emëruar në postin e ambasadores së Kosovës në Washington në vitin 2015.

Ish-ambasadorja do të mbahet mend për përplasjet e shpeshta me përfaqësuesit serb në Këshillin e Sigurimit të OKB kur mbaheshin seancat e raportimit për situatën në Kosovë.

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku, ka përfunduar me sukses mandatin e saj

Ministria e…

Posted by Ministry of Foreign Affairs and Diaspora – Republic of Kosovo on Wednesday, March 3, 2021