Shirat e rënë orët e fundit kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Vlorës.

Shiu i rënë në ditët e sotme, ka bërë që rrugët e qytetit të “notojnë” në ujë.

Ndërkohë, uji ka mbuluar edhe rrugën që lidh bulevardin e ri me skelën në rrugën Transballkanike.

Nëse reshjet e shiut do të vazhdojnë me të njëjtin intensitet atëherë uji rrezikon të arrijë edhe në dyqanet e zonës.

Kjo është një situatë që përsëritet sa herë bie shi në qytetin e Vlorës.