Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi mbrëmjen e një dite më parë se Serbia e ka humbur rastin për të arritur kompromis me Prishtinën dhe se do të paguajë çmimin në të ardhmen.

Duke folur për çështjen e demarkacionit, ai tha se e kuptoi që “serbët kurrë nuk do ta pranonin diçka që në fakt ishte shansi i tyre dhe për këtë, do të pendoheshin”.

“E kuptova porosinë e njerëzve, ishte një shans i shkëlqyeshëm për ne, por e hum bëm atë”, tha Vuçic për TV Happy, shkruajnë mediat kosovare. Kreu i shtetit serb shtoi se për këtë çështje do të bëhet edhe më të keq në të ardhmen, por mendon se ai vetë është i zhv eshur nga përgjegjësitë.

“Unë do ta mbroj popullin serb, por mbani mend fjalët e mia në 20 vjet: kemi pasur një shans, por nuk kemi pasur vetëdije dhe mençuri të mjaftueshme”, tha ai.