Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, po vazhdon që para popullit serbë të tregon se marrëveshja me Kosovën është afër dhe se po kërkohet njohja e pavarësisë së saj.

Vucic ka zbuluar detaje në lidhje me marrëveshjen përfundimtare që po kërkohet të arrihet mes dy vendeve, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar qartë Serbisë që duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Presidenti serb po ashtu ka deklaruar se ambasadorit Richard Grenell, nuk mund t’i thuash jo sepse vetëm do të dëmtohet Serbia dhe nuk do t’i ndihmonte pozicioni i saj në marrëveshje.

Vucic ka thënë se për këto kërkesa të amerikanëve në lidhje me marrëveshjen përfundimtare me Kosovës do të kryej disa vizita jashtë Serbisë, ai më 23 qershor do të shkojë në Moskë, kurse tri ditë më vonë në Uashington.

“Nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre as Gjermania as Britania e Madhe [lidhur me statusin e Kosovës]. Pres ardhjen e Miroslav Lajçakut [në Serbi] menjëherë pas zgjedhjeve, ndoshta më 22 qershor. Më 23 qershor do të shkoj në Moskë, më 25 ose 26 qershor do të shkoj në Uashington. Të gjithë po na bëjnë presion. Nuk e di pse është e rëndësishme nëse do të na ulin në tryezë Lajçak, ose Grenell, kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Propozimi i tyre do të jetë Kosova e pavarur dhe Evropa dhe Amerika do të na kërkojnë ta pranojmë këtë në një mënyrë ose një tjetër. Bisedimet kryesore do të zhvillohen nën përkujdesjen e Bashkimit Evropian, sepse ne jemi në rrugën evropiane”, tha Vucic.

“Ne sigurisht do ta pranojmë palën evropiane, sepse jemi në rrugën evropiane, por nuk mund t’i themi “jo” Grenellit. Kjo nuk do të na ndihmojë fare. Për ne është e rëndësishme harmonia jonë, uniteti ynë dhe është i rëndësishëm që njerëzit të shkojnë në votime. Të treguar se kemi forcë të mjaftueshme për të thënë “jo” ose për të pranuar një kompromis. Ne nuk mund ta zgjidhim lehtë këtë, kjo është arsyeja pse unë thashë që Serbia nuk do të shkojë me flamur të bardhë”, tha Vucic.

Kujtojmë se ambasadori Grenell ka deklaruar se marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve do përfundojë me njohje reciproke.