Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, është deklaruar rreth Kosovës, për të cilën thotë se do të merret pas pandemisë, transmeton Gazeta Metro.

I pari i shtetit fqinj të Kosovës nga ana veriore, ka thënë se Serbia po përballet me çështje të vështira, por pas virusit korona edhe Kosova është një nga më të rëndësishmet.

“Ende jemi duke u përballur me sfida përreth Kosovës dhe gjërave në rajon, sfida ekonomike dhe sfida pas pandemisë”, ka thënë Vucic para medieve teksa ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e hekurudhës Beograd-Budapest.
Gjermania dhe Franca kanë bërë thirrje që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sërish që nga bllokimi i tij nga nëntori i vitit 2018.