Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka akuzuar palën shqiptare se nuk do marrëveshje as bisedime, por ka shtuar se nuk mund të kuptojë këtë deri në fund pse e bëjnë këtë, shkruan “Informer”.
Ai njoftoi se me 13 shtator në Beograd në vizitë zyrtare vjen kancelar-ja Merkel “kam pasur nderin si kryeministër ta pres , ndërsa tash kam nderin këtë ta bëjë si president, kohën më të gjatë ajo në vizitat në Ballkan e kalon në Serbi dhe i jam mirënjohës”.

“Kemi rritur shkëmbimin tregtar me Gjermaninë për 300 për qind nga 2010, për në është me rëndësi që me Merkel të bisedojmë për çështjet kruciale në regjion, ndërsa në fund të muajit në Serbi vjen edhe Ursula von der Lajen, kur do hapim një pjesë të rrugës drejt Nishit” tha ai.

Vuçiq njoftoi se pas vizitës së Merkel do të udhëtoj në Turqi, ku do takojë dhe bisedojë me Ergodan. Pas kësaj do të takohet me grupin e Vishegradit dhe Dodikun, e më pas do takoj Shmitin, sikurse që do ketë bisedime edhe me Ramen edhe Zaevin.
“Kemi përjetuar shumë presione, jemi përpjek të heshtim, kam dëgjuar gjëra pakuptim për aksione edhe pozitën tonë në regjion”, tha Vuçiq

Sa i përket bisedimeve me Prishtinën është arritur përparim kur bëhet fjalë për të pagjeturit, përparim tjetër nuk ka pasur tha Vuçiq, duke shtuar se “Pala shqiptare nuk do asnjë lloj marrëveshje, ata nuk duan as bisedime. Pse e bëjnë këtë nuk po arrij të kuptojë deri në fund”.

Ai foli edhe për ngjarjet në Malin e Zi, përkundër ftesës nuk shkova “por pas marrjes së fronit nga mitropoliti nisën sulmet, sikur unë të kem udhëhequr armët dhe kush do drejtojë helikopterin. Më kanë akuzuar se përmes SPC dua të krijoj Serbinë e madhe, disa njerëz vështirë përjetojnë humbjen dhe humbin nervat, kur dëgjoj përrallat për partneritetin me Gjukanoviç, pyes Viola von Kramon le të thotë kur kam pas partneritet me Gjukanoviçin”.

“Nga Brukseli kurrë nuk do dëgjoni se pala e Prishtinës është fajtore që frenon bisedimet, po se fajësojnë Prishtinën edhe Beogradin. Janë të etshëm ata që nuk mund të përcjellin Serbinë të lehin ndaj saj. Serbia në asnjë mënyrë nuk është e interesuar të shkatërroj pavarësinë e cilitdo vend në regjion. Nuk na intereson asnjë luftë, konflikt dhe nuk duam konflikte”, tha Vuçiq.