Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka thënë se njerëz nga Kosova po shkojnë për t’u trajtuar në Serbi, në spitalin e Nishit.

Vucic është kenuar me mjëkt serbë, duke thënë se po bëjnë gjithçka për të shpëtuar të prekurit.

Vucic tutje, tha se edhe njerëz nga Kosova po trajtohen në Nish, dhe po shpëtohen pa marrë parasysh kombësinë.

“Po sillen edhe njerëz nga Kosova në Nish, ku mjekët bëjnë çmos për të shpëtuar njerëzit pa marrë parasysh kombësia. Por ne duhet të luftojmë, të ndërtojmë një sistem të kujdesit shëndetësor, i cili ka treguar qëndrueshmëri të madhe dhe ka treguar se ka më shumë njerëz që duan të luftojnë. Ka gjithmonë ata që nuk do të gjejnë një arsye për t’u tërhequr, por të tillë janë pakica”, tha Vucic.