Vuçiq: Jemi gati për bisedime, por nuk pranojmë ultimatum

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka shkuar në Paris të Francës për t’u takuar me presidentin Emanuel Macron, ka thënë se Serbia është e gatshme për bisedime me Kosovën, por nuk pranon ultimatum.

Ai thë se nëse Kosova dëshiron që Serbia t’ia njohim kushtetutën, njohjen reciproke, anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, shtetet e BE’së ta njohin Kosovën, kjo është e pakuptimtë.

“Pala shqiptare doli me kërkesa që i shkruajtën me kujdes. Ata kërkojnë ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës, njohje të ndërsjellë, anëtarësim në KB, që vendet e tjera të BE-së ta njohin Kosovën, dhe vetëm atëherë ata do të merren me të zhdukurit dhe çështjen e dëmit. Nëse kjo është thelbi, atëherë gjithçka është e pakuptimtë”, thotë Vuçiq.

Ai thekson se është i gatshëm të flasë për përmirësimin e marrëdhënieve, por jo ultimatum në kërkesat e tyre.

“Unë jam mirënjohës për angazhimin evropian për zgjidhjen e problemit dhe ne jemi të gatshëm për bisedime. Ne presim që dialogu të vazhdojë të enjten, por padyshim që do të kemi shumë punë dhe detyra të vështira”, ka thënë Vuçiq live për Pink nga Parisi.

Kur u pyetën nga gazetarët, Vuçiq tha se Franca dhe Gjermania ishin të sakta, por se duhet të kihet parasysh se ata njohën pavarësinë e Kosovës.

“Gjermania dhe Franca e kuptojnë pozicionin tonë, Merkel dhe Macron janë politikanë me përvojë dhe ata e dinë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. Ne nuk ishim të ekspozuar ndaj presionit nga ata të dy dhe unë u përpoqa t’i përgjigjesha ultimatumeve në një mënyrë të guximshme. Unë mendoj se Macron dhe Merkel e kuptuan këtë. Në çdo rast, ne duhet të mësojmë të flasim me ata që nuk jetojnë në realitet”, tha Vuçiq për – u tha presidenti gazetarëve.