Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference me gazetarët, tha se autoritetet e Malit të Zi duhet të bëjnë dialog në lidhje me Ligjin mbi liritë fetare me Kishën Ortodokse Serbe, pjesë e të cilës është Mitropolia Malazeze-bregdetare.

“Autoritetet malazeze flasin për Mitropolinë Malazeze-Bregdetare, ndërkaq duhet të flasin për Kishën Ortodokse Serbe”, ka thënë Vuçiq

“Ta kenë të gjithë të qartë, se bëhet fjalë për Kishën Ortodokse Serbe me seli në Beograd. Ky ka qenë qëndrimi ynë dhe në bisedat me shqiptarët, në Bruksel, që ata të mos i shpikin si kisha të veta”, është shprehur ai.