Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se largimi i masave hapin rrugën për dialog me Kosovën dhe pret që përfaqësuesi special i BE-së Lajçak të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin pas zgjedhjeve parlamentare me 21 qershor

Në intervistë për Radio Evropa e Lirë (RSE) tha se ka heq dorë nga iniciativat e mëdha për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe po pret çfarë do të prezantohet.

“Heqja e masave hap rrugën për dialog, që do mundësoj çështjen thelbësore qarkullimin e lirë të mallit, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit” tha Vuçiq, që vlerësohet një nga liritë më të rëndësishme në botën moderne dhe që ndikon në ekonomitë e dy vendeve dhe njerëzit”.

“pra ndikon edhe tek serbët edhe tek shqiptarët që do mundësoj kuadrin për bashkësitë afariste dhe bashkëpunimin më të mirë të tyre, që hap mundësi edhe për dialog politik mes nesh” porositi ai.

I pyetur kur konkretisht pret vazhdimin e dialogut, ai tha pas zgjedhjeve serbe në fund të qershorit kur pritet vizita e Lajçak në Beograd dhe Prishtinë.

Ai nuk komentoi deklaratën e Thaçit se ai nuk udhëton në Bruksel, ndonëse shtoi se këto janë “çështje të tyre të brendshme”.

“Dikush dëshiron të thotë se dëgjon vetëm amerikanët dhe jo evropianët, nga ana tjetër ka disa që thonë se janë të hapur për evropianët ashtu që secili do flas tregimin e vetë” tha Vuçiq, duke shtuar se “nuk duhet harruar se ata janë ‘evlat’ i gjermanëve dhe amerikanëve që krijuan pavarësinë e Kosovës, kështu që çfarë do që ndodhë do të kenë “lirim dhe vullnet të mirë” të atyre që e krijuan pavarësinë e Kosovës.

Ne përkundrazi, nuk jemi në situatën e tillë dhe nuk mund të ikim bisedimeve.

Në pyetjen si sheh rolin e Amerikës e si të BE-së, Vuçiq tha se nuk është në rregull që të thotë këtë hapur :“ Ne jemi në rrugën evropiane, por në anën tjetër Amerika është fuqi botërore dhe tash pritni që të ju shoh si të madhe njërës apo palës tjetër “.

“Jemi tepër të vegjël që të bëjmë këtë dhe të sjell Serbinë në pozitë më të vështir[. Kjo nuk më shkon as në mendje, ne bisedojmë me të gjithë. Gazetarët, jo ju po tjerët me ne flasin për gjërat teknike, kur vjen data, kush do të bisedoj por askush nuk flet për thelbin” tha ai.

Vuçiq përkujtoi se gjithë kohën pyet: nëse ju tërhiqni dëshirën tuaj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për 60 ditë, nuk ka problem edhe ne do të ndërpremë fushatën për tërheqje t njohjeve në po aq ditë.

Në këtë kontest sipas tij, kjo nuk është problem por teknika dhe pyetja e tij është thelbi, çka është dialogu, për çka bisedojmë, cçka vjen në fund të dialogut. “Sepse nëse ajo ësht[ hajde serb pranoni pavarësinë e Kosovës, të përfundojmë me këtë tregim, kjo në atë mënyrë nuk shkon “ tha ai.

Në pyetjen për të komentuar qëndrimin që nga Kosova të marr sa më shumë që mundet dhe të humb sa më pak Vuçiq tha “më së paku që duhet”.

Ndërsa në atë se çfarë zgjidhje sheh , Vuçiq për RSE tha “Nuk shoh, kur unë kam parë, të tjerët thanë se po shoh keq, të gjithë ata jashtë Ballkanit që nuk kanë lidhje me shqiptarë as me serbë duan të zgjidhen e jo ata që janë direkt të prekur dhe për shtëpinë e të cilëve bëhet fjalë, shtëpinë e shqiptarëve dhe serbëve, që është sjellje e fuqive të mëdha tahs e 150 vjet”.

“Pra kanë interesa dhe vendime dhe mendojnë se qëllimet e tyre duhen respektuar edhe përmbushen dhe nuk qajnë kokën çka mendojnë shqiptarët e serbët. Prandaj unë në OKB thash lerën popujt t Ballkanit të rregullojnë raportet e tyre dhe do kishte më pak fajtor edhe probleme. Por ka në Ballkan që duan të iu bëjnë lajka të mëdhenjve unë jam i vetëdijshëm për këtë më përpara se me miqtë e fqinj” tha ai.

Prandaj kam hequr dorë nga iniciativat dhe pret propozimet. “Nëse më pyetni pse e them këtë dhe çka pres konkretisht, nuk pres asgjë, nuk di çka do të ketë, por do ketë diçka, por nuk di çka të pres, asgjë konkret” tha Vuçiq.

Ai shprehet s enuk ka afat dhe se Serbia bisedon me besimin për sigurimin e paqes edhe stabilitetit në dekadat që vijnë sepse shqiptarët e serbët janë dy popujt më të mëdhenj të Ballkanit dhe zgjidhja do të jetë për 100 apo 200 vjetet e ardhshme.

“A do të ia dalim të krijojmë stabilitet të tillë, a do të kemi mirëkuptim për tjerët dhe ao dkemi mjaftueshëm mend të kërkojmë kompromis dhe do të fajësojmë palën tjetër është çështje tjetër” thotë presidenti serb.