Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të takohet me kryesinë e Listës Serbe dhe kandidatët për kryetarë në zgjedhjet lokale të Republikës së Kosovës.

Takimi do të fillojë në orën 12:00 të mërkurën në ndërtesën e presidencës serbe.

Zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës janë caktuar për datën 17 tetor.

Lista Serbe do të garojë në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë. Madje në një komunë, atë të Ranillugut, ajo do të jetë e vetmja parti e certifikuar.