Delegacioni i qeverisë amerikane i kryesuar nga Emisari Special, Richard Grenell është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabic.

Pas këtij takimi, presidenti serb, Aleksandër Vuciq ka deklaruar se që nga viti 1881 Serbia nuk ka pasur marrëveshje kaq të mirë me Shtetet e Bashkuara.

“Qysh prej vitit 1881 nuk kemi pasur marrëveshje kaq të rëndësishme me Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Vuciq.

Presidenti serb dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq janë takuar sot me drejtorin ekzekutiv të Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar Amerikan (DFC), Adam Boehler dhe të dërguarin amerikan në dialog, Richard Grenell.

Takimi u mbajt në Pallatin presidencial të Serbisë, derisa ka marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq.

Emisari Special i Presidentit Trump, Richar Grenell i shoqëruar edhe nga drejtori ekzekutiv i Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC) mbrëmë janë takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Delegacioni amerikan pos Kosovës dhe Serbisë, do të vizitojë edhe Greqinë dhe Izraelin.