Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin ka reaguar pas dënimit të përjetshëm për kriminelin e luftës Ratko Mlladiq.

Ai tha se se dënimi me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiç, i cili u konfirmua sot në Hagë, është hakmarrje, dhe jo një vendim.

“Mlladiç është fajtor sepse ai iu përgjigj krimeve të Naser Oriç, por Naser Oriç nuk është fajtor për therjen e civilëve serbë në Podrinje. Mlladiç është fajtor sepse ai komandoi një ushtri serbe në fshatrat serbe përreth Sarajevës ku ishin lindur dhe rritur ushtarët e tij, por ai nuk është fajtor Izetbegoviç, sepse nuk ka më serbë në Sarajevë, por ka varre masive “, deklaroi Vulin.

“Gjykata e Hagës ka përmbushur qëllimin e saj. Ai i ka shpallur Serbët gjenocidë dhe më tej ka grindur dhe përgjakur popujt e ish Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë,” tha Vulin në një deklaratë me shkrim.

Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm sot në Hagë. Leximi i vendimit zgjati rreth një orë.

Dhoma e Apelit hodhi poshtë të gjitha ankesat e paraqitura nga mbrojtja e Mlladiqit. Më 22 nëntor 2017, krimineli Mlladiq u shpall fajtor për herë të parë, për dhjetë nga 11 pikat e aktakuzës.