Nuk di si “Shqipëria e Madhe” përshtatet në „botën evropiane”, ka deklaruar ministri i brendshëm serb që njihet me deklarata nacionaliste edhe kontroverse Aleksandar Vulin.

Më tej ai shton se nuk e di nëse shumica e vendeve të BE-së , Ballkanin e shohin si pjesë të unionit apo jo, tha ai.

Vulin shtoi se „posaçërisht nuk e di” se pas sa dekadave do të duhen që kjo gjë të dihet.

„Por, e di se kush betohet në mos ndryshimin e kufijve në Ballkan, ai duhet së pari të pranojë sovranitetin e Serbisë dhe mos të pranojë shtetin e rrejshëm të Kosovës” tha Vulin.

Më pas ai shtoi se “Serbia nuk kërkon asnjë centimetër të Malit të Zi, prandaj as Dritani nuk duhet të rrëmbejë 13 për qind të territorit të Serbisë” tha Vulin, si koment në deklaratën e Dritan Abazoviç se nuk na duhet “bota Serbe”.

„Kujt nuk i pengon ’Shqipëria e Madhe’, atij i pengon ’ Bota Serbe’, tha ai si reagim ndaj nënkryetarit të qeverisë malazeze Abazoviç në intervistën për „Nova S” ku tha se deklaratat për„ botën serbe” janë të rrezikshme, transmeton pink.rs.