Në arenën botërore të xhudos, Kosova po tregon se ka kapacitete për të qenë një konkurrente e fortë në këtë sport.

Federata ndërkombëtare e xhudos ka publikuar listën me 10 xhudistet më të mira në botë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

E para që kryeson këtë listë është xhudistja shqiptare, Distria Krasniqi që ka gjithsej 8915 pikë.

E dyta është Daria Bilodod që ka më shumë se 1 mijë pikë më pak, gjithsej 7895.

Pak javë më pare Distria Krasniqi fitoi edhe çmimin e sportistes së vitit në Kosovë.