Kryeministri Zoran Zaev në “Facebook” shkroi se sot Kuvendi miraton Pakon e pestë ekonomike ku përfshihen masat për pagesën e pagave për punëtorët për muajin shkurt dhe mars.

“Urime për të gjithë deputetët e shumicës të cilët menaxhuam me të gjitha bllokadat dhe gjetën mënyrë që këto ligje të rëndësishme të miratohen. Uroj edhe Kuvendin, kryetarin e Kuvendit të cilët siguruan kushte të përshtatshme për punë dhe mundësuam votimi të jetë sipas protokolleve me mbrojtje të plotë të shëndetit të deputetëve dhe izolimin e dy deputetëve të infektuar”, shkruan Zaev.
Zaev e quan të tmerrshme informacionin se Mickoski këtë veprim e quan terrorizëm.

“Mickoski votimin për ndihmën e qytetarëve e quajti terrorizëm, ndërsa sulmin në Kuvend të 27 prill ku ai ishte pjesë ende nuka ka gjetur mënyrë dhe vullnet për ta dënuar”, shkruan Zaev.
Sipas Zaev, sjellja e papërgjegjshme e OBRM-PDUKM-së me bllokim të vullnetit popullor në mënyrë të drejtpërdrejtë e motivuar nga Mickoski.

“Mickoski dhe bashkëpunëtori i tij Apasiev bënin gjithçka për ta kënaqur dëshirën dhe të nxisin problem në shumicën qeveritare”, shkruan mes tjerash Zaev.

Честитки до граѓаните, Собранието денеска ги усвои законите со кои ќе се реализира петтиот пакет економски мерки за…

Posted by Zoran Zaev on Sunday, 18 April 2021