Të premten në Elbasan do të mblidhen dy qeveritë, ajo e Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive pritet që të nënshkruhen 15 marrëveshje.

Tashmë është publikuar edhe agjenda e mbledhjes së dy qeverive:

09.45– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës

10.00– Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë

Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

10.10– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë

11.20– Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

11.30– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave(Regji + të gjitha mediat)

12.05– Foto e përbashkët

13.10– Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë

Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.

Ndryshe, disa marrëveshje pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje. Por, ato që tashmë janë bërë të ditura, janë marrëveshja për sigurime shoqërore, ku është kërkuar autorizimi për nënshkrim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, marrëveshja për lejet e qëndrimit në afat 5-vjeçar, përmes një aplikimi të thjeshtë dhe ajo për lehtësimin e procedurës së njohjes së diplomave.