Në Bazilikën e Linit, një prej siteve më të rëndësishme të trashëgimisë në Pogradec, pas Pastoforit është ekspozuar edhe pjesa e Narteksit.

Këto dy pjesë të këtij mozaiku, i cili daton në shek 4- 5 të kohës së sundimit të perandorit romak Justinianit, do të qëndrojnë te ekspozuara dhe mund të vizitohen, duke bërë të mundur që të njihen nga afër vlerat e rralla të kësaj bazilike, raportojnë mediet lokale.

Pandemia vonoi zbulimin dhe aksesin në Bazillikën e Linit. ku krahas ekspozimit bëhen edhe ndërhyrje konsoliduese për mirëmbajtjen, ndërsa do të qëndrojë e hapur deri në fund të shtatorit.

Por, ndërsa për vite të tëra e vetmja pjesë që mund të shihej nga vizitorët janë pjesët e mureve të gurit, pasi mozaikët shumëngjyrësh mbulohen për të mos u dëmtuar, kanë nisur përpjekjet që në të ardhmen, kjo bazilikë të mund të ekspozohet e gjitha.

Mozaikët e bazilikës paleokristiane të Linit, përbëhen nga motive që përfshijnë jo vetëm elemente të përdorura edhe në bazilikat e tjera, por edhe motive që gjenden shumë rrallë. Dyshemetë e shtruara me mozaikë paraqesin motive gjeometrike, vizatime e kompozime të ndryshme nga flora e zonës dhe fauna e liqenit.

jsdfnd njj ncyenbe nnuydj ter ere4jn fhr t emarr e ter e te nadhe te dhejrtn edr essa pe ijec tert fervbfbfi vierne chbrkfd

Bazilika paleokristiane e Linit, ndodhet në pjesën perëndimore të Kepit të Linit dhe përfaqëson një nga monumentet më të rëndësishme të Shqipërisë.

Mozaiku, pjesë të të cilit i përkasin shekujve IV-V, i përket periudhës së sundimit të perandorit romak Justinian.

Bazilika e Linit ka një strukturim trekonkësh, me naos, kapela anësore, baptister dhe atrium. Kisha ka qenë dekoruar me mozaikë polikrom që shfaqnin motive gjeometrike, me lule dhe me skena eukaristike, tipike të periudhës paleokristiane.

Pjesa e Pastoforit, ambient polifunksional, që shërbente për ruajtjen e teksteve ungjillore dhe sendeve të shenjta të përdorimit liturgjik, zbuluar në Bazillikën e Linit, është gjithashtu e hapur për vizitorët.

Mozaikët e bazilikës paleokristiane të Linit, përbëhen nga motive që përfshijnë, jo vetëm elemente të përdorura edhe në bazilikat e tjera, si: zogj, motive me gërsheta, skena nga flora dhe fauna, por edhe motive që gjenden shumë rrallë, si për shembull: bletët.

Për ndërtimin e mozaikëve janë përdorur gurë të vegjël në formë kubikësh me përbërje gëlqerore, mermeri, ata prej tulle apo kubikët prej brumi qelqi.

Gjithashtu, përmbajtja e mbishkrimit me ekstrakte të psalmit të Davidit, mbështet teorinë që ndoshta kemi të bëjmë me një qendër pelegrinazhi.