Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Naim Qelajn Avokat të Popullit.

Për zgjedhjen e Qelajt në këtë pozitë kanë votuar pro 69 deputetë, pesë kundër dhe tre kanë abstenuar.

Qelaj nuk ia kishte arritur t’i merrte votat e duhura në seancën e kaluar për marrjen e pozitës së Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit ka mandat pesëvjeçar.

Qelaj ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga radhët e AAK-së në kohën sa Ramush Haradinaj ishte kryeministër, kurse ka qenë edhe koordinator nacional për mbrojtje nga dhuna në familje.