Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar ndaj urimit të Stevo Pendarovski për 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

“Fillimisht ju falënderoj që keni marrë për shkas 22 Nëntorin, ditën e Kongresit të Manastirit, respektivisht ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe për të na uruar këtë ditë kaq të rëndësishme për gjuhën tonë”, shkruan Sela.

Sipas tij kjo qasje e Pendarovskit është për t’u përshëndetur për shkak se presidenti shfaq interes për të paktën një të tretën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe se këto gjeste të bëjnë më mendjehapur dhe ndikon pozitivisht për imazhin e presidentit në shtet multientik siç është Maqedonia e Veriut.