Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Taravari dhe nënkryetari Vullnet Ferati ka qëndruar në Tiranë ku është pritur nga Kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Siç njoftojnë nga Aleanca për Shqiptarët, takimi Sela-Basha është realizuar në një atmosferë vëllazërore,kurse temë diskutimi kanë qenë tema të shumta, siç është kriza me pandeminë,situata politiko-ekonomike, procesi i integrimit në BE, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kryetari Sela fillimisht e ka njoftuar nikoqirin Basha për ecurinë e zgjedhjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut me ç’rast Basha ka uruar Selën për rezultatin e shkëlqyer të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa”.

“Sela dhe Basha u pajtuan se e vetmja rrugë për të dy vendet tona është anëtarësimi në BE,ata gjithashtu shprehën gatishmërinë për të ndihmuar këtë proçes shumë të rëndësishëm me çrast u pajtuan se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm në rrugëtimin e rajonit drejtë anëtarësimit të plotë në BE”.