Këngëtarja shqiptare Elina Duni është në kopertinën e numrit të radhës së revistës muzikore “Jazz’n’more Magazine”. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja e jazz-it nëpërmjet një postimi në Instagram ku ajo ka postuar fotografinë e kopertinës së kësaj reviste.

Duni në nëntor të këtij viti ka publikuar albumin e saj ‘Lost Ships’, dedikuar të gjithë migrantëve.

Në vitin 1991 Elina u largua në Zvicër së bashku me mamanë e saj, shkrimtaren Besa Myftiu.

“De Saussure” ishte shkolla artistike ku Elina Duni zbuloi jazz-in dhe e gjeti veten në këtë rrymë muzikore.