Vedat Rama, zyrtar policor, ka shpërndarë një njoftim në të cilin bëhet thirrje për një protestë kundër deputetes së LVV-së, Fatmire Kollçaku.Ende nuk dihet nëse kjo protestë do të mbahet ashtu siç po kërkohet në Facebook për më 22 shkurt.KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga Policia e Kosovës nëse i njëjti si zyrtar policor ka të drejtë të bëjë thirrje për protestë por nuk ka marrë ndonjë përgjigje zyrtare për këtë çështje.Ditëve të kaluara, deputetja e LVV-së Fatmire Mulhaxha-Kollçaku kishte postuar në profilin e saj në Facebook një citat të një analisti politik të Beogradit, i cili kishte lavdëruar Albin Kurtin duke e cilësuar si një ndër më të fortët në përballje me Serbinë dhe se i njëjti “nuk kishte dosje kriminale të UÇK-së”.Një postim të tillë Mulhaxha e kishte fshirë nga rrjeti social më pas.Në Facebookun e zyrtarit policor Vedat Rama shihet edhe një fotografi e publikuar nga një person tjetër me mbishkrim “Me Kadri Veselin kryeministër” postim ky i publikuar më 5 shtator 2019.